Index -> Ruh ->

NDARJA DHE DHIMBJA

Ekzistojmë! Të ekzistosh domethënë ta ndjesh dhimbjen dhe gëzimin që vjen nga ekzistenca! Të gëzohesh domethënë ta tejkalosh gjendjen e dhimbjes. Po cila zemër njerëzore jeton pa e ndier kurrë dhimbjen që shkaktohet nga largësia e asaj që do? Cili shpirt jeton pa e ndier kurrë vetminë e jetës së kësobotshme? Cila zemër jeton e ndarjen s’e përjeton? Aty ku fillon largësia, aty fillon ndarja. Largësia në kuptimin fizik i ndanë veç trupat. Largësia në kuptimin tejfizik i ndanë shpirtrat. Largimi sjell ndarjen e ndarja dhimbjen...


 


Fatmir Muja

 
 

Powered by: Mevlana Art

© fatmirmuja.com