| Index -> Lyrics -> |
FALEMINDERIT! |
Pikoi loti në mesnatë Se ti ike për t'mos u kthyer Pamjen tënde të vërtetë E tregon pasqyrë e thyer Nuk të thashë largohu, as kthehu, as harromë Se për çdo fjalë në jetën tonë ishte vonë Akrepat bashkohen, s'na takojnë askund Më mirë një fund me dhimbje, se një dhimbje pa fund
Ref. Faleminderit që më le Sot mos qaj se ike dje Nesër kur nata n'udhëkryq të ze Mos u kthe, mos u kthe (arsye s'ke)
Nata hënën prapë e ndezë Ti je n'terrin e kësaj bote N'rrugën tënde të pakthim Ty të ndjek veç hija jote.
Fatmir Muja 2002 | |
|
|
| |
| |
|